Shanset që ofron Shqipëria për të rinjtë, Edi Rama publikon artikullin e medias italiane

Shqipëria

Shanset që ofron Shqipëria për të rinjtë, Edi Rama publikon artikullin e medias italiane

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 08:24
Foto

Kryeministri Edi Rama ka publikuar artikullin e një media italiane, “Il fatto quotidiano”, që tregon historinë e një vajze që ka braktisur Italinë për të jetuar në Shqipëri te i fejuari.

Historinë e 30 vjeçares Ida Nastasi, që ka lënë qytetin e vogël të Caserta në jug të Italisë për Tiranën, kryeministri e sjell për të treguar shanset që, sipas tij, vendi ynë ofron për të rinjtë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të medias italiane mbi Shqipërinë dhe shanset që vendi ynë ofron sot për të rinjtë e ëndrrat e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sa i përket historisë së Idës, vajza tregon se në Tiranë punon si edituese për një agjenci web-marketing, ndërsa jetën në kryeqytetin shqiptar e konsideron më të mirë dhe më dinamike se në jugun e Italisë. Gjithsesi, ajo të ardhmen e sheh sërish në Itali, pranë familjes, ku shpreson të gjejë një punë të qëndrueshme dhe me rrogë dinjitoze, por kjo e fundit, sipas saj, është ende utopi në shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat