Konstituohet këshilli bashkiak i Rrogozhinës, të pranishëm Spiropali dhe Ahmetaj

Shqipëria

Konstituohet këshilli bashkiak i Rrogozhinës, të pranishëm Spiropali dhe Ahmetaj

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 09:27
Arben Ahmetaj

Ka nisur mëngjesin e sotëm konstituimi i këshillit bashkiak të Rrogozhinës. Mbledhja ka nisur pa probleme, ndërkohë që të pranishëm përveç kryebashkiakut të ri, Haxhi Memolla, janë edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, kjo e fundit drejtuese politike e PS për qarkun e Tiranës.

Në këshillin bashkiak të Rrogozhinës janë 21 anëtarë, ku 20 i përkasin Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe një është i Demokracisë Sociale.

Rrogozhina është një prej bashkive ku Partia Socialiste nuk pati kundërshtarë përballë më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat