Shi e diell në Shqipëri

Shqipëria

Shi e diell në Shqipëri

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 09:41
Foto

Dita sot në Shqipëri, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu me intensitet të ulët parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, më pas në orët e mesditës reshjet spostohen drejt Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. 

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal. Era do të fryjë Juglindje-Jugperëndim 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare era deri në 12 m/s. 

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat