Mbështetësit e PD mblidhen para bashkisë Kavajës, Sakja: Ditë normale pune

Shqipëria

Mbështetësit e PD mblidhen para bashkisë Kavajës, Sakja: Ditë normale pune

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:18
Foto

Mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur përpara bashkisë së Kavajës, në një kohë kur pritet të nisë mbledhja për konstituimin e këshillit të ri bashkiak të dalë në votimet e 30 qershorit dhe ku opozita nuk mori pjesë.

Kryebashkiaku ende në detyrë, Isa Sakja deklaroi se “sot është një ditë normale pune”. I pyetur nga Top Channel nëse kjo do të thotë se nuk do e lirojë zyrën, Sakja tha: “Unë sot do jem në zyrë”.

Partia Demokratike kundërshton rezultatet e votimeve të 30 qershorit dhe kryebashkiakët demokratë janë shprehur se nuk do të dalin nga zyrat deri sa të ketë zgjedhje të lira dhe gjithëpërfshirëse.

Redi Kraja i PS-së është zgjedhur kryebashkiak i Kavajës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku përballë kishte kandidatin e Bindjes Demokratike,  Bledar Sinella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat