Rama flet për bisedën telefonike mbi 1 orë me Macron

Shqipëria

Rama flet për bisedën telefonike mbi 1 orë me Macron

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:24
Edi Rama dhe Emanuel Macron

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë një konference për shtyp bëri të ditur se biseda telefonike me Presidentin e Francës, Emanuel Macron ka zgjatur mbi 1-orë dhe gjatë saj është biseduar për çështje që lidhen me Europën dhe rajonin.

“Për sa i takon bisedës që nuk janë formale dhe nuk janë të dakordësuar për t’u ndarë me publikun, me Presidentin Macron kam një marrëdhënie më të afërt se sa më të tjerë. Kam folur rreth 55 minuta apo mbi 1 orë, nuk di ta them saktë. Mbaj mend që atë ditë për shkak të bisedës u vonova dhe te Asambleja. Folëm për Europën e rajonin, temat që diskutojmë gjithnjë”, tha kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat