Rama: Kam gjëra më të rëndësishme sesa të pres Bashën e Monikën

Shqipëria

Rama: Kam gjëra më të rëndësishme sesa të pres Bashën e Monikën

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:15
Edi Rama

Nuk ka asnjë komunikim mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së dhe opozitës për zgjidhjen e krizës. Madje Rama la të kuptojë se pas shtatorit ne tryeze me opoziten mund te ulet te dialogoje per reformen zgjedhore dhe vitin 2021.  

Pyetja: "A ka komunikim mes kryeministrit Edi Rama dhe zotit Basha përmes të tretëve diplomatëve.

Edi Rama: "Jo."

Po si do vazhdojë do të lihet kështu?

Edi Rama: Situata pas pushimeve nuk mund të vazhdojë të marrë energjitë e mia për këtë cështje. Unë e kam përsëritur pozicionin. Jemi gati të dialogojmë në cdo moment me opozitën jashtë parlamentare por nuk jemi të gatshëm të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e njerëve të shprehur me votë. Dhe nuk jemi të gatshëm dhe unë nuk jam gati të harxhoj kohën time për këtë muhabet.  Ka gjëra më të rëndësishme sesa të pres Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin që të kandisen për të folur. Eshte puna e tyre. Kemi marrë një barrë që më ka hequr dhe atë pak gjumë që bëja. De duhet të drejtojmë të gjitha bashkitë.  Në politikë kur merr vendime do marrësh dhe përgjegjësitë. Jemi para një situata ku nuk kemi për çfarë flasim dhe me kë të flasim. 

Ne jemi gati te ulemi ne tavoline. Duan të ulen të diskutojnë për të ardhmen. E ardhmja vjen më shpejt se çduket 2021 është shumë afër sesa i duket atyre. Nëse ata vazhdojnë kështu edhe disa muaj 2021 e kanë paketuar me duart e tyre."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat