Rilindja shpallet non grata nga Shtetet e Bashkuara

Shqipëria

Rilindja shpallet non grata nga Shtetet e Bashkuara

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 07:08
Foto

madhore korrupsioni”. Priten të tjerë emra nga politika shqiptare me këtë “fat” si të Dakos.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo ka firmosur dje ndalimin e hyrjes në SHBA për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe familjen e tij. Vendimi për këtë masë ekstreme që marrin autoritet amerikane është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Arsyeja e refuzimit të hyrjes në SHBA, sipas DASH, ka të bëjë me veprën penale të korrupsionit. Tekstualisht në deklaratë theksohet se refuzimi i hyrjes në SHBA bëhet për shkak të “përfshirjes në korrupsion domethënës”. Në mënyrë specifike, SHBA nuk aludon apo hedh dyshime për kryebashkakun e Durrësit, por e thotë në mënyrë të qartë se ka prova për përfshirjen e tij në korrupsion domethënës. Vet kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në prononcimet e dhëna dje për mediat tha se nuk kishte çfarë të komentonte mbi arsyet që kanë çuar DASH në këtë vendim, duke e cilësuar si “rrufe në qiell të hapur”. Një vendim i tillë nga DASH është dhënë më parë vetëm për deputetin Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Por rasti i Vangjush Dakos është më i veçantë dhe shkon përtej refuzimit të vizës. Njoftimi për ndalimin e hyrjes në SHBA nënkupton shpalljen non grata të një personi dhe familjes së tij. Dako është zyrtari më i lartë në Shqipëri që SHBA kanë ndëshkuar në këtë mënyrë. Aktualisht ai është ende kryebashkiak i Durrës, si dhe anëtar i Kryesisë së PS, forumit më të lartë vendimmarrës në këtë parti. Me shpalljen non grata të Vangjush Dakos nuk kemi vetëm heqjen e vizës nga SHBA, por një sinjal të shkon në kupolën e Partisë Socialiste. Dako është një nga kryebashkiaktët me jetëgjatë të PS, si dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama. Ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit nuk kanë munguar akuzat, por rasti flagrant ishte përfshirja e tij në përgjimet e bandës së Shijakut. Në këto përgjime, të realizuara nga Prokuroria Shqiptare dhe të publikuara edhe në gazetën gjermane “Bild”, Vangjush Dako rezulton i përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve dhe bashkëpunim me krimin e organizuar në zgjedhjet e vitit 2017. Gjithashtu, njerëzit me të cilët komunikonte dhe bashkëpunonte Dako janë nën hetim për trafik ndërkombëtar droge. Të gjitha përgjimet dhe akuzat që janë bërë në adresë të tij janë hedhur poshtë nga Vangjush Dako. Në mbrojtje të kreut të Bashkisë së Durrësit ka dalë disa herë kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se përgjimet nuk faktojnë ndonjë shkelje ligjore nga kryebashkiaku, ndërkohë që në to flitet për afera dhe blerje votash që mbajnë në pushtet Partinë Socialiste. Vendimi i Departamentit të Shtetit shpjegohet në faqen zyrtare si gatishmëri e SHBA për të dënuar korrupsionin. Ndërsa shikon qëndrimin e DASH për rastin “Dako”, që e shpall non grata si të korruptuar, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të pyes; çfarë ka bërë prokuroria shqiptare dhe drejtësia deri më sot? Përgjimet inkriminuese për kryebashkiakun dolën në muajin tetor 2018. Gati një vit më pas, Prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë hetim të plotë ndaj kryebashkiakut edhe pse faktohej se ishte në biseda të dyshimta me anëtarë të krimit të organizuar. Një pjesë e prokurorëve që morën nën hetim këtë dosje u promovuan nga Drejtësia e Re dhe sot pretendojnë të jenë drejtues të institucioneve kyçe. Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorë që kanë kaluar vettingun hapen hetim për publikimin në media të dosjes ku përmendej “Dako”, por në asnjë rast nuk nisën hetim ndaj kryebashkiakut dhe bashkëpunëtorëve të tij. Një vit pas përgjimeve drejtësia e vjetër dhe ajo e re janë kujdesur ta mbyllin këtë dosje. Madje edhe pasi DASH ka marrë vendimin që sfidon gjithë institucionet e drejtësisë shqiptare nuk ka asnjë reagim për këtë çështje nga prokuroria.

Vendimi që erdhi dje nga SHBA për kreun e Bashkisë së Durrësit është edhe një sinjal ndaj gjithë Rilinjdes dhe kryeministrit Edi Rama. Të gjithë ata që dolën në mbrojte të kryebashkiakut, përfshirë dhe Kryeministrin, tashmë duhet të sqarojnë se çfarë janë rastet e korruptive të mëdha për të cilat DASH ka ndëshkuar anëtarin e Kryesisë së PS. Njeriu që Edi Rama e cilësonte si modelin e kryebashkiaktëve më të mirë të PS është ndëshkuar nga SHBA si i korruptuar. Në një farë mënyrë është ndëshkuar edhe Edi Rama dhe Dako duket se nuk do të jetë i vetmi. Vendimi i DASH është dhe një fitore indirekte e opozitës. Prej më shumë se dy vitesh opozita e ka akuzuar Vangjush Dakon si personin që ka manipuluar zgjedhjet dhe ndihmonte në mbajtjen në këmbë të Rilindjes. Shpallja non ngrata nga SHBA është konfirmim i akuzave që krerët e opozitës kanë bërë prej kohësh dhe tashmë faktohet se ata kanë pasur të drejtë dhe nuk kanë hedhur baltë ndaj Dakos pa prova, siç thoshte dikur Edi Rama.

Informacionet tregojnë se pas Vangjush Dakos do ketë disa emra të tjerë VIP që do të ndalohen të hyjnë në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat