Suli merr mandatin për Kamzën, gjykata rrëzoi Mziun. Reagon ish-kryebashkiaku: Nuk ia liroj zyrën dikujt që …

Shqipëria

Suli merr mandatin për Kamzën, gjykata rrëzoi Mziun. Reagon ish-kryebashkiaku: Nuk ia liroj zyrën dikujt që …

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 08:58
Rakip Suli

Gjykata e Tiranës i ka dhënë mandatin kreut të ri të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Kryetari aktual i kësaj bashkie, Xhelal Mziu, paraqiti në Gjykatë një kërkesëpadi për mosnjohje të procesit zgjedhor, duke paraqitur si provë dekretin e Presidentit Meta, por pavarësisht kësaj, kërkesa nuk u pranua. Pas këtij vendimi, ish-deputetit socialist dhe kryebashkiakut të ri të Kamzës, Rakip Suli, i hapet rruga për të marrë drejtimin e bashkisë, e cila prej tri mandatesh drejtohet nga Xhelal Mziu.

Por ky i fundit, ndryshe nga disa kolegë të tij opozitarë, është më i vendosur për të mos lejuar një rrotacion të lehtë pushteti.

Mziu ka garantuar se nuk do t’ia lirojë zyrën dikujt që ka marrë vetëm 9% të votave.

“Drejtësia është vënë në tutelën e Rilindjes, është bërë palë me krimin që e mban në këmbë këtë pushtet dhe ka legjitimuar të paligjshme në procesin farsë të votimeve të 30 qershorit, duke na kthyer pas në diktaturë. Qytetarët e Kamzës nuk do të pranojnë që të drejtohen nga një i zgjedhur me 9 %. Bashkia dhe kryebashkiaku do të vazhdojnë punën deri kur në këtë vend të ketë zgjedhje legjitime, të dekretuara nga Presidenti i Republikës, të ketë garë, të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe të pranohen nga faktori ndërkombëtar si arbitri i vetëm për standardet e plotësuara”, deklaroi Mziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat