Kokainë nga Holanda në Romë, shkatërrohet banda shqiptare

Shqipëria

Kokainë nga Holanda në Romë, shkatërrohet banda shqiptare

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:47
Foto

Prej orëve të para të mëngjesit në Itali është ndërmarrë një operacion kundër trafikut të drogës.

Tonelata kokainë nga Holanda në Romë,  shkruajnë mediat italiane për operacionin e koduar "Shqiponja e zezë" kundër një organizate kriminale shqiptare, shkruan romatoday

Operacioni po ekzekutohet nga skuadra lëvizëse e policisë së Romës me koordinimin e Drejtorisë së Antimafias në Romë.

Po kryhet ekzekutimi i 9 urdhërarresteve të firmosura nga gjykata për akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe armëve

Në kuadër të këtyre hetimeve janë arrestuar 17 persona si dhe janë sekuestruar 200 kg kokainë, dhe armë.

Droga vinte nga Hollanda dhe ishte e destinuar për qendrat kryesore të Romës, Tor Bella Monaca dhe San Basilio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat