Konstituohet këshilli bashkiak i Gjirokastrës, kryebashkiaku Golemi bën betimin

Shqipëria

Konstituohet këshilli bashkiak i Gjirokastrës, kryebashkiaku Golemi bën betimin

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 11:16
Ladi Hasani

Konstituohet edhe Këshilli i ri Bashkiak i bashkisë  Gjirokastër. Kryetar i Këshillit është zgjedhur Ladi Hasani.

Përpara këshilltarëve të rinj bëri betimin edhe kryebashkiaku i ri socialist i dalë nga votat e 30 qershorit, Flamur Golemi.

Me profesion mjek, Flamur Golemi la mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 për të marrë drejtimin e qytetit të gurtë. Në krye të Gjirokastrës ai pason Zamira Ramin e LSI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat