Paralajmërimi i Metës: Reflektoni, ose do më detyroni të vë lule te varri i Ramiz Alisë

Shqipëria

Paralajmërimi i Metës: Reflektoni, ose do më detyroni të vë lule te varri i Ramiz Alisë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:52
Ilir Meta

Në daljen e fundit para mediave para se të nisë zyrtarisht pushimet verore, Presidenti Ilir Meta apeloi edhe njëherë klasën politike për reflektim.

Si për të nënvizuar edhe njëherë procesin e paligjshëm të 30 qershorit, Meta kujtoi edhe njëherë liderin e fundit komunist, Ramiz Alia, i cili sipas Presidentit edhe pse e dinte fundin e tij nuk hyri në zgjedhje pa opozitën.

Meta paralajmëroi se në mungesë të reflektimit nga politika do të ftojë të gjitha mediat botërore dhe do të shkojë të bëjë homazhe dhe të vendosë kurorë me lule te varri i tij.

Meta: I ftoj të reflektojnë për ndryshe do më detyrojnë të ftoj të gjitha mediat botërore të shkojmë tek varri i Ramiz Alisë me një tufë me lule. Edhe Ramiz Alia edhe pse ishte udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë, edhe pse kishe ardhur në pushtet me armë dhe luftë, edhe pse ishte i ndërgjeshëm se në 45 vjet ishte krijuar një armiqësi e tmerrshme në vend përsëri tregoi përgjegjshmëri, sot e vlerësojmë shumë herë më tepër pas këtyre gjërave që po na shohin sytë, për të shtensionuar të gjithë atë tension social dhe politik, për ti shtyrë zgjedhjet, për ti dhënë mundësi opozitës së asaj kohe që të merrte pjesë në zgjedhje edhe pse e dinte se qëllimi i saj ishte përmbysja e lidershipit të tij komunist dhe asaj që ai përfaqësonte. 

Ne nuk duhet të vonohemi më tej. Është 1 gushti dhe secili mund të pushojë dhe të reflektojë pak. Shtatori është shumë vonë, ndërsa pas 18 tetorit nuk na duhet asnjë marrëveshje. Për çfarë të na duhet? Që mbi gërmadhat e një përpjekje mbarëkombëtare të çuar dëm nga disa politikanë të papërgjegjshëm dhe të llastuar, mund të jem dhe unë, le ta gjykojnë qytetarët shqiptarë me votën e tyre në 13 tetor, thjesht shpëtojmë karrierat tona për të ardhmen sepse Shqipëria do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar të dalë nga rruga e sigurt e integrimit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat