Media italiane publikon dokumentarin për botën e drogës në Shqipëri

Shqipëria

Media italiane publikon dokumentarin për botën e drogës në Shqipëri

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:18
“Narcotika”

Televizion publik Italian “RAI 3” do të transmetojë të mërkurën e ardhshme një sekuencë tjetër nga dokumentari i titulluar “Narcotica”, që pritet të  japë fakte të reja mbi fenomenin e trafikut të drogës në Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Në spotin lajmërues të shpërndarë edhe në faqet zyrtare në rrjetet sociale të medias fqinje, nuk ofrohen detaje të mëtejshme lidhur me shtjelllimin e këtij subjekti.

Më herët muajin që shkoi, ky televizion ka publikuar një pjesë të shkurtër të dokumentarit që zbulon linjën e re të trafikimit të kokainës, Meksisë-Kolumbi dhe Shqipëri. Këto materiale të punuara nga gazetari i mirënjohur investigativ, Valerio Cataldi janë të ndarë në 5 seri, ndërsa më datë 27 korrik do të trasmetohet e plotë seria e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat