Meta propozoi Meidanin si zëvendësues në Presidencë, Shehi: Nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë kështu

Shqipëria

Meta propozoi Meidanin si zëvendësues në Presidencë, Shehi: Nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë kështu

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 23:31
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi propozimin e presidentit Ilir Meta, për dorëzimin e detyrës së presidentit profesorit Rexhep Meidani.

Shehi tha se hallet e Shqipërisë nuk zgjidhen me iniciativa personale, sepse nuk zgjidh asgjë. Ai theksoi se problemi i opozitës është që t’i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme.

Shehi: Këto janë propozimet e Metës, nuk shoh ndonjë gjë të keqe, por nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë kështu. Me iniciativa personale, sado dashamirës të jetë. Zoti Meidani është një burrë shumë i nderuar, por ne në Shqipëri sot nuk kemi këtë hall. Kemi hall sepse Kryeministrinë, pushtetet e të gjithë hapësirës politike dhe institucionale shqiptare i ka zënë një njeri i vetëm. Kjo nuk zgjidh asgjë. Zëvendësimi i Metës me Mejdanin, apo i Mejdanit me dikë tjetër. Problemi jonë është që t’i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme, pa hajdutë votash, kriminelë që dhunojnë votën dhe oligarkë që e blejnë. Kjo është e keqja e Shqipërisë sot për sot dhe prandaj na duhet ndryshim i ligjit zgjedhor në radhë të parë, ndryshim i ambientit politik, që do të thotë të ndryshojmë edhe disa elementë të kushtetutës. Na duhet edhe të paktën, jo të futen në burg të 20 bandat që kontrollojnë Shqipërinë, por nja 4-5 prej tyre që të tremben pjesa tjetër. Të dali nga tregu i ekonomisë jo të 20 oligarkët që kanë blerë Shqipërinë, por të paktën të reduktohet roli i tyre në jetën publike, ekonomike, financiare dhe politike shqiptare. Ky është halli që kemi ne si Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat