PD: Rama synon ndërtimin e pallateve të kopshti botanik

Shqipëria

PD: Rama synon ndërtimin e pallateve të kopshti botanik

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 16:14
Kopshti botanik në Tiranë

Kalimi në pronësi të bashkisë i kopshtit botanik në Tiranë ka nxitur reagimin e ish deputetit të partisë demokratike Luçiano Boçi. I shoqëruar me anëtarë të këshillit studentor të univeristetit të Tiranës,  ai u shpreh se qëllimi i Ramës është betonizimin e kësaj zone. Madje vendimin e qeverisë e ka cilësuar aferë korruptive

Luciano Boci: "Rrezikon të shndërrohet në lavatricen gjigande ku Rama e krimi kërkojnë të lajnë e shpëlajnë paratë e drogës, korrupsionit. Është tentativë për pushtim territori të pronës publike, të pronës së universitetit për ta mbjellë me kullat e korrupsionit sic është bërë në cdo hapësirë në Tiranë."

Boçi i bëri thirrje studentëve dhe pedagogëve të ngrihen kundër këtij vendimi që sipas tij është antikushtetues.

Luciano Boci: "VKM është në kundërshtim tërësor me kushtetutën me ligjin e arsimit të lartë. Në një vend normal ky ligj do të rrëzohej nga Gjykata Kushtetuese, por ne momentalisht nuk kemi Gjykatë Kushtetuese"

Kopshti Botanik ka një hapësirë prej 15 hektarësh  dhe i shërbente kryesisht studentëve të Fakulteti të Shkencave të Natyrës. Me vendim të Këshillit të Ministrave, prej datës 17 korrik i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat