Basha në Rrogozhinë: Do ta shporrim këtë pakicë kriminale

Shqipëria

Basha në Rrogozhinë: Do ta shporrim këtë pakicë kriminale

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 19:22
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bashkitë e vendit, shprehu vendosmërinë e opozitës për të larguar nga pushteti pakicën që prodhoi 30 Qershori.

Basha: 30 Qershori ishte një farsë antikushtetuese që u zhvillua në dhunim flagrant të dekretit të Presidentit, kur me Kushtetutë, i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është Presidenti. Po me Kushtetutë, i vetmi institucion që mund të gjykojë mbi dekretet e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese e cila nuk ekziston, sepse e shkatërroi me zell dhe me mburrje Edi Rama për t’i marrë ai pushtetet e Gjykatës Kushtetuese.

Për argumentat e paligjshmërisë së 30 Qershorit Basha iu referua edhe konstatimeve të raportit paraprak të OSBE-ODHIR-it.

Basha: 30 qershori është i paligjshëm dhe kriminal që në themel, sepse modeli shqiptar i kontrollit të zgjedhjeve, balanca politike, u shkatërrua, opozitës iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe Komisione e qendra votimi. I paligjshëm dhe kriminal sepse në gjysmën e rasteve u kthyem në votimet e diktaturës me një kandidat. Aty ku nuk kishte një  kandidat, kandidati tjetër ishte i paligjshëm, siç ishte e paligjshme paterica që krijoi Edi Rama një ditë para ditës së zgjedhjeve, me mercenarë të shitur të Edi Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat