Plumba në këmbë e sy, kush janë të plagosurit në Elbasan

Shqipëria

Plumba në këmbë e sy, kush janë të plagosurit në Elbasan

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 08:13
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Elbasan dje rreth orës 17:20, në lagjen “28 Nëntori.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, pranë Pallatit të Sportit.

Policia bën me dije se janë plagosur 3 persona. 2 prej tyre me armë zjarri dhe janë shtetasit A.C. dhe M.K, ndërsa një tjetër, pra F.A. me sende të forta.

Fatmirësisht të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Gjatë një konflikti verbal për motive të dobëta mes disa personave kanë mbetur të plagosur me armē zjarri dy shtetasit A.C. dhe M.K. Ata janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal. Shtetasi F.A. është dëmtuar me sende të forta, jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.

Gazetarja e RTV Ora, Edisona Skënderi: Një sherr banal ka qenë iniciativa, që çoi në përplasjen me armë. Ata janë konfliktuar fillimisht dhe më pas sherri ka degjeneruar në armë, por ende nuk dihet motivi. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Kirurgjisë, së Elbasanit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat