Kultivoi kanabis pranë përroit, arrestohet tepelenasi

Shqipëria

Kultivoi kanabis pranë përroit, arrestohet tepelenasi

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 09:29
Ilustrim

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Gjirokastër.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike nga efektivët e policisë Libohovë u arrestua në flagrancë S.D., 39 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë këtë të mërkurë pasi në afërsi të fshatit Doshnicë, njësia administrative Zagorie,

në vendin e quajtur “Përroi Livadhe”, në pronë publike, u gjetën të kultivuar bimë kanabisi.

Ndaj të dyshuarit në cilësinë e personit që i kishte mbjellë, materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat