Rama, mesazh bizneseve: Vazhdoni bosa vazhdoni! Do paguani sa qimet e kokës

Shqipëria

Rama, mesazh bizneseve: Vazhdoni bosa vazhdoni! Do paguani sa qimet e kokës

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:20
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëron bizneset se do paguajnë sa qimet e kokës nëse nuk lëshojnë kupon.

Ai thotë se koka bën koka pëson, ndërsa shton se nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe të lë pa gjë.

“Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale,

o do mbetet me gisht në gojë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë deklaron se do të ketë zero tolerancë për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat