Dako “non grata” nga SHBA, Basha: Rama po bën ç’mundet që të harrohet bankomati i tij personal

Shqipëria

Dako “non grata” nga SHBA, Basha: Rama po bën ç’mundet që të harrohet bankomati i tij personal

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:39
Edi Rama dhe Vangjush Dako

Kryedemokrati Lulzim Basha shigjeton Kryeministrin Edi Rama, lidhur me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hajduti psiqik po bën ç’të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria.

Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni. Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama”, shkruan Basha.

Ai shton se Dako nuk është thjesht një politikan i korruptuar por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Sipas tij, vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista.

Basha thotë se Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin.

“Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët Rama vjedh dhe grabit çdo ditë shqiptarët”, deklaron në mbyllje Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat