Aksioni kundër informalitetit, Braçe: Mos t’i bjerë askush telefonit

Shqipëria

Aksioni kundër informalitetit, Braçe: Mos t’i bjerë askush telefonit

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:55
Erion Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe u ndal ditën e sotme në depozitat e Porto Romanos, në kuadër të aksionit kundër informalitetit, duke u ndalur tek karburantet.

Ai tha se pompat manuale janë të paligjshme dhe ndëshkimi për to do të jetë maksimal.

Zv.Kryeministri deklaroi se synohet që çdo subjekt të kryejë transaksione të ligjshme dhe për këtë të lëshojë kupon.

“Jemi këtu që të mos lejohet më regjimi manual. Ne do jemi të drejtë, të barabartë për të vendosur rregull dhe konkurrencë të ndershme. Kërkoj të respektojnë ligjin, ta zbatojnë. Të mos i bien telefonit të askujt, nuk do i ndihmojë askush, do vendosim rregull për të gjithë”, u shpreh Braçe.

Ai nënvizoi se çdo qindarkë e marrë arkës së shtetit me abuzivitet, do ti kthehet mbrapsht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat