“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij?” – Basha jep pergjigje me fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj

Shqipëria

“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij?” – Basha jep pergjigje me fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:27
Lulzim Basha

Kryeopozitari Lulzim Basha në një postim të tijin, paraditen e kësaj të shtune ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se i ka dalë në mbrojtje Vangjush Dakos, në mënyrë që ky i fundit të mos përballet me drejtësinë. Basha thotë se Dako është pjesë e krimit të organizuar dhe ka vjedhur zgjedhjet për llogari të pushtetit të Ramës.

Lulzim Basha vjen me një tjetër reagim ku shkruan se përgjigjet se, pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal dhe pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro, i gjeni në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj.

Kryeopozitari vazhdon me akuzat e tij duke thënë se në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur janë emëruar vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit si dhe të hajdutëve në pushtet.

“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon? Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur?
Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes, Rama-Dako-Avdylaj”, shkruan Basha në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat