Basha në Pukë: Babëzia e Ramës e ktheu vendin në moçal varfërie

Shqipëria

Basha në Pukë: Babëzia e Ramës e ktheu vendin në moçal varfërie

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:03
Lulzim Basha

Në Pukë, në takimin me strukturat lokale të PD, kreu i opozitës Lulzim Basha, u fokusua tek dëmi që qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar vendit këto 6 vjet.

Basha: Organizata e strukturuar kriminale e rilindjes, e shndërroi vendin në një moçal të papunësisë e të mjerimit, ku nuk ka më as punësim, as shanse për rininë, madje as krijim të familjeve të reja, siç informohem me shumë trishtim se po ndodh në Pukë e në të gjithë vendin.

Duke e cilësuar Parlamentin si landfillin e Republikës, Basha tha se çdo vendim i marrë prej tij, është kundër interesit publik.

Basha: Janë vendime për të vjedhur buxhetin, për të vjedhur pasuritë e vendit, për të vjedhur pyjet, malet, lumenjtë, mineralet, naftën, bregdetin, me PPP, koncesione, tendera. Kanë shpikur gjithëfarë mënyrash vetëm një qëllim: vjedhjen dhe grabitjen e pasurive të shqiptarëve, vjedhjen dhe grabitjen e taksave të shqiptarëve, për hesap të 5 bandave kriminale dhe 5 oligarkëve, që përbëjnë qeverinë e vërtetë të hajdutit psiqik Edi Rama.

Basha tha se varfëria është produkti i qeverisjes së Edi Ramës.

Basha: Hajdutëria, babëzia dhe grabitja e shfrenuar që Rama dhe banda e tij i bëjnë Shqipërisë kanë prodhuar papunësi ekstreme, koston e jetesës më të lartë në rajon, të ardhurat më të ulëta për frymë, çmimet bazë të naftës, energjisë, të ujit, taksat në nivelet më të larta të rajonit.”- u shpreh zoti Basha në Pukë, ku falenderoi qytetarët e saj që, pavarësisht presionit të familjes kriminale Frroku dhe ushtarit të tyre, Gjon Gjonaj; u bënë pjesë e refuzimit kombëtar të Edi Ramës. “Ashtu siç patëm paralajmëruar, 30 qershori u kthye në një referendum kombëtar “Rama ik”, u kthye në një varrezë politike të organizatës kriminale dhe hajdute të Rilindjes. 85 % e shqiptarëve treguan përmasat e vërteta të shumicës së re në vend, të shumicës “Rama ik”. Ka ardhur koha ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Puka dhe nga gjithë Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat