Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar për vrasje

Shqipëria

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar për vrasje

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:48
Foto ilustruese

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet homologe në Athinë bënë të mundur ekstradimin e një shtetasi të dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Policia bën me dije se i ekstraduari është shtetasi Fatos Metushi,  53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier.

Metushi ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka  dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit  Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Policia njofton se Metushi në vitin 1997 kishte vrarë me armë zjarri një shtetas.

“Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, - raporton policia./oranews/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat