Operacion: Policë me shezlongë në krahë në Velipojë dhe Pogradec

Shqipëria

Operacion: Policë me shezlongë në krahë në Velipojë dhe Pogradec

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 10:03
Aksioni i policisë

Policia e Shtetit vijon operacionin "Plazh i lirë" për të liruar plazhet publike dhe detyruar pronarët e subjeketeve private të paguajnë tatimet.

12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec e kanë pësuar me akuzat: “Fshehja e të ardhurave” dhe  "Zënia e hapësirave publike".

Policia e Shkodrës bashkëpunoi me FNSH  për lirimin e 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

U proceduan shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.

 Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për  “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku u proceduan penalisht shtetasit: E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin dhe për të ndëshkuar evazionin fiskal, në biznes, hidrokarbure, ndërtim etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat