Sa rrezikohet Shqipëria nga zjarret, raporti i Institutit të Gjeoshkencave

Shqipëria

Sa rrezikohet Shqipëria nga zjarret, raporti i Institutit të Gjeoshkencave

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite dhe nesër pritet rrezik “i moderuar’’ nga zjarret në të gjithë qarqet.

Në zona të kufizuara pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet: Shkodër (Jug-Perëndim) dhe Kukës (Qendër-Lindje).

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05), nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 30 °C

në vendet e ulëta: 18 / 32 °C

në vendet malore: 15 / 25 °C.

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) era do të vazhdojë të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në zonat malore jugore dhe në bregdet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat