Akuza për gjobëvënie e anëtarë të grupit kriminal, burg pa afat Edmond Gecajn

Shqipëria

Akuza për gjobëvënie e anëtarë të grupit kriminal, burg pa afat Edmond Gecajn

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 14:13
Edmond Gecaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat shtetasin Edmond Gecaj, ndërsa burg me afat 2 muaj Ilson Beqirajn, arrestuar dy ditë më parë (2 gusht 2019) nën akuzën e gjobëvënies.

Edmond Gecaj, 30 vjeç ishte një emër i njohur për policinë, pasi kishte precedentë penalë të mëparshëm në fushën e gjobëvënies, por edhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një biznesmeni në 10 mars 2016.

Në seancë Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të lehtë.

Policia njoftoi menjëherë pas arrestimit se të arrestuarit i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro.

“Pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie,  në qytetin e Tiranës. Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro”, - njoftonte policia (2 gusht).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat