Çfarë i ndodhi Edi Ramës pak ditë më parë në Vlorë

Shqipëria

Çfarë i ndodhi Edi Ramës pak ditë më parë në Vlorë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 07:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, së bashku me familjen e tij, po pushon në bregdetin e Vlorës.

Por edhe gjatë pushimeve nuk mund të gjejë qetësi.

Sipas asaj që shkruan gazetari Basir Çollaku, një surprizë e hidhur ka marrë kryeministri nga qytetarët vlonjatë teksa lahej në det.

Teksa ka qenë duke notuar bashkë me të birin, disa fëmijë i afrohen kryeminsitrit dhe thërrasin: “Rama ik”.

Sipas gazetarit, ky gjest i fëmijëve e ka nervozuar shumë kryeministrin, i cili ka  urdhëruar Gardën që të reagonte për të vënë qetësi.

Postimi i plotë i Basir Çollakut:

Pak dite me pare, Rama ishte ne Vlore tek rezidenca qeveritare, por nuk gjeti rehati nga pickimet leksikore te disa femijeve..

Teksa notonte duke u argetuar dhe me te birin, disa femije dhe ata qe po freskoheshin ne ujin aty prane, i afrohen..dhe i therrasin…

Rama ik..

Po tu vune vlonjatet, nuk ta lene mangut as ne det..

KM u nervozua fort dhe garda beri goxha zhurme per te vene rregull qeveritar..

ngjarje jo e sajuar…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat