Basha përgjigje LSI-së: Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh

Shqipëria

Basha përgjigje LSI-së: Zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:33
Lulzim Basha

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh.

Në takimin e zhvilluar në Krujë, Basha i ka dhënë kështu përgjigje deklaratave të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, parti që ka dorëzuar kërkesën në KQZ për regjistrim në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake, por është betejë e çdo shqiptari. Zgjidhja nuk është “ik ti e të vij unë”, por është beteja jetike për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, Shqipërinë e standardeve evropiane”, është shprehur Basha.

Sipas tij, “zgjidhja nis me dënimin e politikanëve të kapur në blerje votash dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar për pushtetin dhe pasurinë e tyre.”

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i pyetur sot për një përçarje të mundshme me PD-në, tha se “data 13 tetor është ditë e ligjshme zgjedhjesh për pushtetin lokal dhe është e respektueshme nga të gjithë.”/tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat