Shkon me pushime tek motra, vdes në Itali 16-vjeçari shqiptar

Shqipëria

Shkon me pushime tek motra, vdes në Itali 16-vjeçari shqiptar

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 13:35
16-vjeçari Xhemal Velsami

Një adoleshent shqiptar ka gjetur vdekjen dy ditë më parë nga aksidenti rrugor në Ischia të Italisë. Mediet fqinje raportojnë se 16-vjeçari Xhemal Velsami, ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një grua që drejtonte automjetin.

Dëshmitarët thonë se drejtuesja e mjetit ka tentuar që të shmangë aksidentin, duke dalë nga rruga por nuk ka mundur. Viktima kishte shkuar me pushime tek motra e tij për dy javë, por jeta iu pre në mes.

Ajo është përplasur edhe me një automjet tjetër, të parkuar në anë të rrugës dhe më pas me një mur. Mësohet se gruaja rreth të 40-ve është shoqëruar në spital në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një histori e tillë.

Në vitin 2012, ajo kishte përplasur një tjetër këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen. Si pasojë e kësaj, gruas i ishte hequr patenta për një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat