Shpërndante kokainë, e kap “Sukthi” me “mallin” me vete

Shqipëria

Shpërndante kokainë, e kap “Sukthi” me “mallin” me vete

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:48
Droga e sekuestruar

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Sukthi”, ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta, duke u vënë në pranga një person që shpërndante kokainë.

Nga ndërhyrja e uniformave blu në bashkëpunim me repartin “Shqiponja”, u finalizua operacioni policor i koduar “Sukthi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë A.H., 40 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve në rrugë operative se i dyshuari merrej me aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, Durrës, efektivët e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin me të cilin qarkullonte i dyshuari.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën rreth 18.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një peshore elektronike.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat