13 tetori/ Balla: Zgjedhjet janë mbyllur, por dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunuar

Shqipëria

13 tetori/ Balla: Zgjedhjet janë mbyllur, por dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunuar

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 15:28
Taulant Balla

Në një kohë që sot është afati i fundit që partitë politike të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, datë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta pas anulimit të 30 qershorit, dhe LSI e PR kanë dorëzuar kërkesën për regjistrim në këto zgjedhje, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, thekson se përballja e ardhshme elektorale është për zgjedhjet e përgjithshme të 2021-shit.

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment i rëndësishëm ku fitoi qytetaria, fitoi ligji, fitoi Kushtetuta e vendit dhe mendoj që mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës dhe do të hezitoja të bëja ndonjë koment lidhur me ato që informoni ju sepse zgjedhjet e 30 qershorit janë zhvilluar, kanë përfunduar.

Të zgjedhurit prej tyre qofshin këta kryetarë të bashkive apo anëtarë të këshillave bashkiakë, kanë marrë detyrën tashmë ose janë duke marrë detyrën edhe në këtë moment që flasim bashkë.

Kështu që nuk kam asnjë koment për halle të pazgjidhshme të përfaqësuesve, siç citoni ju të opozitës. Ajo që dua t’ju them është që dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunuar pikë së pari me opozitën në parlament për të adresuar tërësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR por edhe të KiE që lidhen me një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me qëllim që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhor që ka adresuar të gjitha rekomandimet në 3 zgjedhjet e fundit”, deklaroi Balla sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat