“Avionë me drogë në qiellin shqiptar”, Balla-Berishës: Janë amerikanët

Shqipëria

“Avionë me drogë në qiellin shqiptar”, Balla-Berishës: Janë amerikanët

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 18:27
Taulant Balla dhe Sali Berisha

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha se “vazhdon eksporti nga ajri, deti, toka jo i drogës, por mallit nga narkoshteti drejt Italisë”.

Duke iu përgjigjur denoncimit të Berishës, i cili shpërndan dhe video të avionit, që sipas tij eksporton drogë, Balla sqaron në “Facebook” se janë avionët amerikanë që stërviten në bazën ajrore të Kuçovës.

Balla e cilëson qesharak denoncimin e Berishës, duke theksuar se ndodhet në një situatë të rëndë, së bashku me krerët e tjerë të opozitës.

“Pothuajse gjatë gjithë ditëve të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës nuk ka munguar edhe “denoncimi” qesharak i përditshëm i Sali Berishës. Situatë e rëndë në lidershipin e opozitës: dy kanë marrë malet, njëri me sytë nga qielli, e tjetri në kafe-protesta”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat