Çeku i bebes! Rama zbulon mesazhin e qytetarit: Sllovenia jep 200 euro, Shqiperia 900 euro

Shqipëria

Çeku i bebes! Rama zbulon mesazhin e qytetarit: Sllovenia jep 200 euro, Shqiperia 900 euro

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 21:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” mesazhin e një qytetari, ku sipas dërguesit tregohet se sa paguhet për një foshnje të porsalindur në Slloveni dhe sa në Shqipëri.

Duke publikuar çekun e dhënë për një bebe, Rama ndan me ndjekësit edhe mesazhin e qytetarit.

Në mesazhin e publikuar, thuhet se për një bebe të porsalindur në Slloveni japin 200 euro, ndërsa në Shqipëri 900 euro.

“Z.Kryeministër! Edhe slloven, edhe shqiptar djali me çek.

Në Slloveni japin 200 euro, kurse në Shqipëri 900 euro. Kryeministri që duam”, thuhet në mesazhin e publikuar nga kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat