Basha për Ramën: Po bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin - Bota Sot
Basha për Ramën: Po bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin

Shqipëria

Basha për Ramën: Po bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 21:55
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai po bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin.

Ai ka publikuar një mesazh që sipas tij ka ardhur nga dikush brenda PS-së: “Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit.

Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën t’i bllokojnë me çdo kusht hetimet”.

Statusi i Bashës

Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.

Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:
” Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...