Thjeshtohen procedurat, ja si mund të përfitosh një pasaportë shqiptare

Shqipëria

Thjeshtohen procedurat, ja si mund të përfitosh një pasaportë shqiptare

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 15:15
Ilustrim

Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat për dhënien e pasaportës shqiptare. Në draft lehtësohen procedurat për shqiptarët e Kosovës, si dhe i jepet zgjidhje regjistrimit të fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur jashtë vendit. Po ashtu mundësi i jepet dhe investitorëve strategjikë.

Në kohën kur shqiptarët po largohen nga vendi duke e parë emigracionin si  mundësinë më të mirë, qeveria shqiptare lehtëson procedurat për marrjen e pasaportës shqiptare nga të huajt.

Nga ligji i ri për shtetësinë pritet të përfitojnë shqiptarët e Kosovës dhe çdo i huaj që fakton një lidhje familjare me një person me pasaportë shqiptare.

Për këtë arsye ekzekutivi i Edi Ramës ka shfuqizuar VKM nr.554 të 2013 që e pengonte një gjë të tillë.

Hoda: Të gjithë ata shtetas të huaj që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe arrijnë të provojnë që kanë origjinë, por gjithmonë me të paralindurit deri në shkallë të tretë me shtetësi shqiptare, do të mund të fitojnë shtetësinë shqiptare. Ne kemi raste, ka shtetas nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, po ka shqiptarë edhe nga Siria.

Ky ligj i ri i jep fund kalvarit të problematikave për regjistrimin e fëmijëve të lindur jashtë vendit prej familjeve shqiptare.

Hoda: Çdo fëmijë i lindur nga prindër shqiptarë, duke ruajtur standardin kushtetues, fiton automatikisht shtetësinë shqiptare, konsiderohet  shtetas shqiptar, dhe kjo e drejtë nuk i parashkruhet edhe nëse ka mbushur moshën 18 vjeç.

Një tjetër kategori tjetër që mund të ketë një pasaportë shqiptare janë edhe investitorët strategjikë.

Hoda: Kur flasim për programe ekonomike nuk flasim për vlera të vogla. Ne kemi vendosur që rregulla tepër të detajuara, kritere për mënyrën e investimit, sasinë e investimit.

Pasaporta shqiptare mund të jetë edhe një tjetër përplasje mes Presidentit dhe qeverisë.

Në ligj parashikohet që për rastet e veçanta kur është Kreu i Shtetit që jep shtetësinë, Ministria e Brendshme nëse ka informacione kundër personit mund të nisë procedurat për heqjen e pasaportës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat