Rama publikon qëndrimin e regjisorit Gëzim Kame: Të mos pengohet teatri i ri

Shqipëria

Rama publikon qëndrimin e regjisorit Gëzim Kame: Të mos pengohet teatri i ri

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:26
Edi Rama

Pas disa figurave të njohura, këtë herë kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook qëndrimin e regjisorit Gëzim Kame, lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri në vendin ku është ai ekzistues.

Rama ka zgjedhur që të tregojë se  regjisori i njohur, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, shprehet se dëshiron një Teatër ti, madje fton të gjithë që të mos pengohet në asnjë mënyrë realizimi i këtij projekti.

“Gëzim Kame, regjizor i njohur i teatrit, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, ku u formua gjenerata e aktorëve të viteve të diktaturës, ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar drama e komedi, shumë të duartrokitura nga publiku. Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit është ai që ka qenë denbabaden”, shkruan Rama, ndërsa ka cituar më poshtë edhe mesazhin e regjisorit Gëzim Kame.

Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. Atëherë u tha që kjo godinë do shembet se nuk e mban zjarrin, do të digjet shpejt, po të njëjtat gjëra. Kreu i aktorëve, Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri!

Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë si barakë. Ne shqiptarët kemi fatin që po bëjmë gjëra të reja këtë periudhë dhe po marrim maksimumin e vlerës së Europës. Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat