Familjarë e dhjetëra forca policie nderojnë 4 oficerët e vrarë nga Dritan Dajti 10 vite më parë

Shqipëria

Familjarë e dhjetëra forca policie nderojnë 4 oficerët e vrarë nga Dritan Dajti 10 vite më parë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Kanë kaluar 10 vite tashmë nga masakra në plazhin e Durrësit, ku Dritan Dajti vrau me armë 4 efektivë policie të cilët shkuan për ta vënë në pranga.

Këtë të mërkurë në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ është zhvilluar një ceremoni përkujtimore, ku kanë marrë pjesë familjarët e oficerëve të rënë dhe dhjetëra forca policie, efektivë të RENEA-s apo repartit Shqiponja.

Kujtojmë se Dritan Dajti arriti t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm me vetëm 25 vite dënim për vrasjen e Fatos Xhani, Kastriot Feskaj,  Altin Dizdarin dhe Sajmir Duçkollarit. Gjyqtarët që i dhanë dënimin Dajtit janë nën hetim për korrupsion.

Si ndodhi masakra

Hetimi ka provuar se i pandehuri Dritan Dajti së bashku me kunatin e tij Ergest Xhoxhin, kanë dalë nga shtëpia e tyre rreth orës 07:30 minuta dhe nga Tirana kanë udhëtuar në drejtim të Durrësit. Pasi ka udhetuar drejt Durresit, automjeti ka ndaluar ne fillim ne lagjen nr 13 dhe me pas  ka vazhduar rrugen drejt Rrogozhines  ku shtetasi Ergest Xhoxhi eshte interesuar per disa vazo lulesh . Me tej automjeti eshte kthyer ne plazhin e Durresit. Në një moment rreth orës 13.50 min të datës 07.08.2009 ky automjet ka ndaluar  në afërsi të kryqëzimit që të con për tek pista e vogel “Iliria”. Në këtë moment grupi operacional është afruar në drejtim të mjetit tip “Touareg“ me tre automjetet e tyre dhe më konkretisht me autoveturën tip golf ngjyrë blu, brenda së cilës kanë qënë punonjësit e polcisë A.XH dhe P.S.

Pikërisht në këtë moment komandanti i forcës së posaçme Fatos Xhani që ishte në terren rreth 20 metra larg nga automjeti perballe tij pasi ka parë tërë skenën e momentit kur është parkuar mjeti ka urdhëruar grupet e forcës posacme që tashmë ishin afruar mjetit të ndërhynin për neutralizimin e të pandehurit Dajti i cili kishte mbetur i vetëm në makinë. Sapo janë afruar tek mjeti “Touareg”, punonjësi i policisë Fatos Xhani ka hapur derën e parë të krahut të shoferit të mjetit tip “Touareg” dhe me thirrjen “-Ndal policia’” i është drejtuar personit që ndodhej në sedilen e pasme të mjetit. Nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit duke e lënë të vdekur atë, te rrezuar ne gomen e pasme të krahut të shoferit Fatos Xhani ka rënë përmbys.Pasi ka parë praninë e policisë në krahun e shoferit, autori Dritan Dajti ka tentuar të dalë nga dera e pasme e krahut të pasagjerit, por dhe aty ka konstatuar forca policie e konkretisht në atë moment tek dera e pasme e krahut të pasagjerit është afruar për të hapur derën punonjësi i policisë Saimir Duçkollari i cili ka qënë i veshur me nje xhup feshfeshje ngjyre blu me logon POLICIA te shkruajtur ne pjesën ballore të tij dhe në kokë ka patur një kapele të errët me logon DEA.Pasi ka parë praninë e policisë në derën e pasme të mjetit shumë pranë vëndit ku ndodhej vetë i pandehuri Dritan Dajti nga brënda makinës ka hapur zjarr nga krahu i djathë i makinës me dy armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë Sajmir Duçkollari, i cili sapo kishte prekur dorezen e deres së pasme të autoveturës ku brënda saj vazhdonte të ishte Dritan Dajti.

Nga ana tjeter, efektivët e policisë P.S, F.M dhe Kastriot Feskaj janë përpjekur të neutralizojnë tre persona që qëndronin në këmbë pas mjetit tip “Touareg” në momentin kur forcat policore hynë në veprim. Nga ana tjeter, i pandehuri Dritan Dajti, i identifikuar si personi që qëlloi nga brënda “Touareg-ut” dhe vrau dy punonjësit e policisë Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, ka dale nga dera e pasme e mjetit krahu pas shoferit dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari në distancë jo të larget. Nga shkëmbimi i zjarrit pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari, i cili nuk ka arritur te hynte ne operacion pasi sapo kishte ardhur ne vendngjarje me motor  i maskuar me rroba plazhi.Njëkohësisht nga perdorimi i armës prej Dritan Dajtit në momëntin kur është qëlluar drejt Altin Dizdarit ka mbetur i vrarë dhe shtetasi Ledion Mara, oficerin Kastriot Feskaj dhe më pas është plagosur dhe një person tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat