“Turp Mister 6%-shi” Si po e presin demokratët kryebashkiakun e ri të Kamzës

Shqipëria

“Turp Mister 6%-shi” Si po e presin demokratët kryebashkiakun e ri të Kamzës

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:57
Rakip Suli

Teksa këshilli bashkiak i Kamzës u konstituua në një shkollë dhe Rakip Suli u betua si kryebashkiaku i ri, në godinën e bashkisë së qytetit dhjetëra protestues të PD-së qëndrojnë në protestë kundër socialistit dhe zgjedhjeve të 30 qershorit.

Me pankarta në duar, demokratët kanë protestuar me parulla si “Kamza blu”, “Asnjë hap pas”, apo thjesht fjala ”Turp”. Por ajo që ka rënë në sy ka qenë parrula e një burri i cili mbante në duar një letër ku shkruhej “Turp Mister 6%”, ku 6-ta është dhe përqindja e votave në raport me popullsinë e Kzmës, që kanë votuar Rakip Sulin më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat