Rakip Suli futet në Bashkinë e Kamzës: Do jem kryetar i të gjithë qytetarëve

Shqipëria

Rakip Suli futet në Bashkinë e Kamzës: Do jem kryetar i të gjithë qytetarëve

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 17:48
Rakip Suli

Rakip Suli ka hyrë në bashkinë e Kamzës si kryetar i dalë nga votimet e 30 qershorit, pas 12 vitesh që kjo bashki drejtohej nga Xhelal Mziu i PD-së.

Dera e jashtme e godinës është thyer pasi ishte mbyllur nga administrata e mëparshme. Si për të treguar forcën, rreth godinës janë mbledhur mbështetës të Sulit, të cilët e kanë shoqëruar deri brenda.

Para se të ulej në karrigen e kryetarit, Suli u zotua se do iu shërbejë qytetarëve, të cilëve iu ka munguar shërbimi nga bashkia e Mziut. Ai tha se iu shërbejë të majtëve e të djathtëve.

“Nuk më shqetësonin zyrat. Unë nuk do merrem me zyrat, por hallet dhe problemet që i shqetësojnë nga mëngjesi në darkë qytetarët. Në këtë bashki ka munguar çdo lloj shërbimi.

Unë do jem kryebashkiak për të gjithë qytetarët e Kamzës të majtë dhe të djathtë. Vendimi i parë i imi ka të bëjë më marrjen e masave për kopshtet dhe shkollat për vitin e ri shkollor, pastrimi i Kamzës dhe vënia e administratës në shërbim të njerëzve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat