Grabiti me armë në mes të ditës në Tiranë, autori i maskuar si bojaxhi

Shqipëria

Grabiti me armë në mes të ditës në Tiranë, autori i maskuar si bojaxhi

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:20
Pamje nga video

I veshur me rroba pune me një ecje të shkujdesur dhe me qese në dorë, grabitësi i pikës së kredidhënieve të vogla hyri rreth orës 15:19 në biznes dhe nën kërcënimin e armës mori paratë e arkës.

Në videon e siguruar nga A2 CNN i riu rreth të 30-ave duket teksa hyn ndërsa grabitja zgjat më shumë se 1 minutë, ndërsa pas daljes nga biznesi, agresori ka mbushur qesen me para.

Ngjarja ende nuk është zbardhur nga policia, e cila ndonëse ka sekuestruar kamerat e sigurisë nuk ka mundur të shquajë personin, i cili për të mbuluar fytyrën mban një maskë të njëjtë si të bojaxhinjve.

Për kapjen e tij policia ka marrë edhe disa gjurmë gishtërinjsh, ndërsa sipas njoftimit zyrtar ende nuk dihet se cila është shuma e grabitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat