I dënuar për 1 ton drogë, kush është shqiptari me tre identitete që u vra në derën e shtëpisë - Bota Sot
I dënuar për 1 ton drogë, kush është shqiptari me tre identitete që u vra në derën e shtëpisë

Shqipëria

I dënuar për 1 ton drogë, kush është shqiptari me tre identitete që u vra në derën e shtëpisë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 08:29
Ilustrim

Një 47-vjeçar është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe dy në trup, në Selenicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme, teksa po shkonte në banesën e tij. Viktima është Nikola Ikonomi apo i njohur ndryshe si Laver Tozaj pasi kishte ndërruar emrin. 47-vjeçari fillimisht është gjetur i plagosur rëndë por ende në jetë, nga disa kalimtarë të rastit pranë shkollës së Selenicës, ku e kanë transportuar drejt spitalit me një mjet privat dhe kanë lajmëruar policinë. Rrugës është nisur edhe një ambulancë që e ka marrë më pas dhe ka transportuar në spital. Fatkeqësisht, Nikola Ikonomi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga tre plumba ku njëri e kishte kapur në pjesë e kokës.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes për hakmarrje për shkak të të kaluarës së viktimës, pasi ishte dënuar më parë me 6.8 vjet burg për shkak se tentoi të trafikonte rreth 1146 kg kanabis drejt Greqisë. Megjithatë grupi hetimor shprehen të rezervuar në dhënien e informacioneve.

Viktima Nikola Ikonomi  është me precedencë të mëparshëm penal, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droga.

” Laver Tozaj, shpallet fajtorë për kryerje të veprës penale të: “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me dhjetë vjet burgim;” shprehej Gjykata.

Nikola Ikonomi (Emri i fundit i përdorur nga ai ) kishte tre emra përcjell report tv. Fillimisht quhej Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka akuzuar viktimën për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005. Sipas Prokurorisë, ngjarja për të cilën janë të pandehur personat e dërguar në gjykim, ku në krye të listës ka qenë Tozaj, ka ndodhur më 17 mars 2005, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë ku është sekuestruar sasia prej 1146 kilogramë lëndë narkotike marijuanë. Droga ishte ngarkuar në një kamion që kishte si destinacion, kalimin në territorin e shtetit grek.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...