Banka paralajmëroi uljen e interesave, ish deputeti i LSI tregon pasojat, ja kush do fitojë më pak

Shqipëria

Banka paralajmëroi uljen e interesave, ish deputeti i LSI tregon pasojat, ja kush do fitojë më pak

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 10:13
Përparim Spahiu

Ish deputetit i LSI-së Përparim Spahiu ka komentuar njoftimin e fundit nga Banka e Shqipërisë e cila tha se rritja ekonomike u ngadalësua, ndaj paralajmëroi uljen e interesave. Sipas Spahiut, “ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër”.

“Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qëndrore do ta bënte.

Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.

Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit dmth rrënie të konsumit.

Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo?!!!”, shkruan Spahiu në Facebook, teksa shton:

“Un theme se jo.

Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,

vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,

vendi me kostot më të larta të prodhimit,

vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e drogës dhe trafiqeve,

vendi ku investitore te huaj shantazhohem dhe largohen me dajak,

ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër..!!!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat