Aktori ironizon zv.kryeministrin: Sot kam dalë me flamingot e mia, po ju erdha ua shqyej gojën

Shqipëria

Aktori ironizon zv.kryeministrin: Sot kam dalë me flamingot e mia, po ju erdha ua shqyej gojën

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:39
Rezart Veleshnja dhe Erion Braçe

Pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm me “Portokalli”, aktorët e trupës duket se kanë nisur pushimet e verës.

Një prej tyre është edhe Rezart Veleshnja, i cili edhe pse me pushime ka imituar një personazheve të tij më të arrira, Erion Braçen.

“Përshëndetje nga unë Erion Braçe, sot kam dalë bashkë me flamingot e mia jemi në plazhin e Spillesë. Është një plazh i shkëlqyer që o nëne nuk di ç’të them. Unë kam marrë skafin tim, kam prerë edhe kuponin tatimor se e kam me naftë. Se e dini ju po ju erdha unë ua shqyej gojën,“- tha Veleshnja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat