Basha për qeverinë: Me paratë që po vidhni, jeni duke blerë burgun

Shqipëria

Basha për qeverinë: Me paratë që po vidhni, jeni duke blerë burgun

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:17
Lulzim Basha

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha dha një mesazh ndaj qeverisë dhe siç ai iu referua, “klientëve të korrupsionit”.

“Tashmë është e qartë për çdo shqiptar se: Edi Rama jeton për të vjedhur, Edi Rama qeveris për të vjedhur, Edi Rama merr frymë vetëm për të vjedhur. Çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë. Pavarësisht kërdisë që ai po bën, askush nuk do t’i gëzojë paratë e vjedhura. Unë e kam theksuar që PD do të fillojë menjëherë një hetim penal dhe auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve dhe lejeve të dhëna nga qeveria Rama.”

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, Basha u shpreh:

“Do të gjurmohet çdo burim parash dhe çdo individ shtetëror e privat i përfshirë në këto kontrata. Ne do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjitha pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërore dhe klientët e tyre. Dua t’u them qartë të gjithë zyrtarëve dhe klientëve të tyre: Me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë mirëqenie dhe luks, por jeni duke blerë burgun. Nëse mendoni se do vidhini qindra miliona euro, praktikisht të gjithë paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ja hidhni, gaboheni. Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim dhe shëndetësi, dhe pa mundësi se paratë e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni. Ata që mendojnë se do dergjet në mjerim një popull i tërë që ata të jetojnë në luks, gabohen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat