Zëvëndëskryeministri, Erion Braçe iu përgjigj kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me akuzat e tij për segmentin e rrugës Thumanë-Kashar, duke theksuar se në këtë segment nuk është hedhur asnjë lekë nga buxheti i shtetit, ndërsa në rrugën Reshen-Kalimash , fatura e synuar 418 milion u rrit nga Basha në 900 milion euro.
Braçe, duke sjellë argumente dhe tabelën e kontratës, shprehet: “Lulzim, a e mban mend këtë kontrate? A e mban mend këtë tabele? Është kontrata e ndërtimit te rrugës Rrëshen-Kalimash; Është tabela në kontrate-faqe 151, e kostos se synuar: 418 milion euro! në fakt ti pagove për të 900 milion euro e ca më shumë! Veç për këtë segment!”.
“Të lexova dje per segmentin Thumane-Kashar; Shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer, mbi 200 milion euro! Pas teje dhe një gazete sot, shkruante se ne Thumanë-Kashar, qeveria ka faturuar-fakt i kryer, mbi 200 milion euro! E para gjë; Rruga Thumane -Kashar nuk po ndërtohet, nuk ka nisur të ndërtohet, nuk ka asnjë volum punimesh, për pasojë, as ka faturuar kush e as ka paguar kush qoftë edhe një qindarkë nga paratë e buxhetit të shtetit! pra zero lekë, zero euro!”, Braçe.
Po ashtu, Braç sqaron në lidhje me rrugën Thumane -Kashar duke u shprehur se “përkundrazi, kjo Qeveri, sot është në gjyq me kompaninë Gener 2 që i kërkon fitimin e munguar për anullimin e asaj kontrate! E bën dot dallimin Lulzim?”.
Duke sjellë fakte, Braçe argumenton në lidhje me abuzimin e bërë në rrugë, Rrëshen-Kalimash.
“Tabela në foto, në faqen 151 të Kontratës së Ndërtimit të Autostradës Rrëshen-Kalimash, ka një vlerë të synuar prej 418 milon eurosh; Ti gjatë prokurimit e me pas ndërtimit, e çove ne 900 milion euro, ata faturuan dhe ti pagove faturë me fature deri në 900 milion euro!”, tha ai.
Po ashtu Braçe thekson se “Ky është fakti i kryer Lulzim! Vlera e synuar, vlera e faturuar, vlera e paguar, rruga ashtu e ndërtuar! Me gjen dot një fature të paguar për rrugën Thumanë-Kashar, Lulzim? Nëse nuk ndërtohet e nuk paguhet, si vidhet? Në dosje bashkë me kontratën, kam akuzën e ngritur ndaj teje nga Prokuroria e Republikës; aty tregohet si është vjedhur! Ashtu është vjedhur në rrugë! përgjegjësi për vjedhjen sipas prokurorisë, je ti! Bindju ligjit e dorëzohu para gjykates Lulzim!.