Emrat e parë për Gjykatën Kushtetuese, KED kërkon listë nga Meta e Ruçi

Shqipëria

Emrat e parë për Gjykatën Kushtetuese, KED kërkon listë nga Meta e Ruçi

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:25
Gjykata Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi intervistat me kandidatët për Gjykatën Kushtetuse Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari.

Në mbledhjen e mëparshme është intervistuar edhe kandidati tjetër Besnik Muçi, prokuror i krimeve të rënda. Në përfundim të intervistave me të gjithë kandidatët, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë menjëherë me shqyrtimin nga secili anëtar i Këshillit të dokumentacionit voluminoz të çdo kandidati.

Në përfundim të procesit të pikëzimit KED do të thërrasë një tjetër mbledhje për të miratuar raportin e arsyetuar.

Pas miratimit, lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do ti dërgohen Kuvendit dhe Presidentit të Republikës për zgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se emrat e intervistuar nga KED marrim emërimin nga parlamenti dhe presidenti atëherë gjykata kushtetuese mund të shqyrtojë çështjet e nxehta politike që kanë mbetur pa përgjigje dy vitet e fundit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pezulluar procedurën e verifikimit të dy kandidatëve për gjykatën kushtetuese në vendet vakante të shpallura nga parlamenti dhe presidenti. Pas këtij vendimi në mbledhjen e 9 gushtit KED ka vendosur ti drejtohet legjislativit dhe kreut të shtetit kërkesën për të vlerësuar rishpallen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante.

Ky zhvillim duket se do të shkaktojë një tjetër vonesë në formimin e trupës së plotë të Gjykatës Kushtetuese e cila është jashtë funksionit që prej shkurtit të vitit 2018 pasi ka mbetur me vetëm një anëtare si pasojë e shkarkimeve nga vettingu dhe pamundësisë së zëvendësimit të gjyqtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat