“Shes kokainë sepse anglezët e duan”, 21 vjeçari shqiptar habit policinë

Shqipëria

“Shes kokainë sepse anglezët e duan”, 21 vjeçari shqiptar habit policinë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:55
R.Toska

BBC raporton se një shqiptar, shpërndarës droge, i cili pranoi se shiste kokainë sepse “anglezët e duan”, është dënuar me burg. R.Toska, 21 vjeç, është dënuar me 30 muaj heqje lirie pasi në muajin korrik u gjet me një sasi kokaine që kushtonte £850, dokumenta të falsifikuara dhe kishte hyrë në Britani ilegalisht.

I riu shqiptar kishte hyrë në territorin britanik ilegalisht me kamion, në dhjetor të 2018-ës, dhe në Swavesey, Cambridgeshire, përdorte një patentë me identiteti italian, “Maurizio Conti”.

Në momentin kur u arrestua, Toska ka deklaruar për policët: “Shes kokainë sepse anglezët e duan kokainën.”

Ai ka treguar se kishte paguar £8,000 për të hyrë në Britani dhe për të shlyer borxhin kishte pranuar të punonte si shpërndarës droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat