Gazetari i Euronews-it tregon momentet më stresuese të intervistës me Ramën

Shqipëria

Gazetari i Euronews-it tregon momentet më stresuese të intervistës me Ramën

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:49
Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e Euronews, Jacke Parrock

Sot kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e Euronews, Jacke Parrock në rezidencën qeveritare në Dhërmi.

Nëpërmjet disa postimeve në instastory në Instagram, gazetari Parrock ka zbuluar disa prapaskena përgjatë intervistës.

Në njërën prej fotove të postuara Parrocke tregon se iphone, me të cilin po bëhej regjistrimi i intervistës ishte nxehur dhe ishte fikur.

Ai e përshkruan këtë moment si një makth të vërtetë, ndërsa falenderon fotografen Ivana Dervishi, e cila ishte prezente me ta, që e vuri re që iphoni ishte nxehur dhe që i lajmëroi kur telefoni kishte pushuar së regjistruari.

Por nuk mbaron me kaq.

Parrock për të treguar se sa stresuese dhe e lodhëshme kishte qenë intervista fton ndjekësit e tij të shohin se sa e djerësitur është këmisha e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat