Shqipëria goditet nga i nxehti përvëlues, mjekët apelojnë: Kujdes, mund të goditeni rëndë - Bota Sot
Shqipëria goditet nga i nxehti përvëlues, mjekët apelojnë: Kujdes, mund të goditeni rëndë

Shqipëria

Shqipëria goditet nga i nxehti përvëlues, mjekët apelojnë: Kujdes, mund të goditeni rëndë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:10
Ilustrim

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan përfshinë Shqipërinë. Ndonëse vendi ynë ndodhet në periferi të saj pasi në epiqendër është pellgu i Mesdheut meteorologët parashikojnë rritje të vlerave të termometrit me tre gradë celcius.

Temperaturat e larta pritet të arrijnë kulmin të hënën dhe të na shoqërojnë deri mes javën e ardhshme.

Nëse nuk merrni masa i nxehti tregojnë mjekët  mund t’iu  shkaktojë nga lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale tek personat qe vuajnë nga probleme të zemrës apo të tensionit.  Apeli i tyre është për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.

Tek më të vegjlit temperaturat e larta thonë mjekët janë bërë shkak për shfaqjen e një virozë të pazakonte për stinën.

I nxehti afrikan parashikohet të largohet nga vendi të mërkurën kur në zonat malore parashikohet të kthehen reshjet e shiut.

Pjesa e dytë e Gushtit sipas meteorologëve pritet të kthejë termometrin në vlerat normale të muajit në të gjithë territorin shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...