Koloneli shqiptar Hajro Limaj: Me të drejtë e quajnë Edi Ramën tradhtar

Shqipëria

Koloneli shqiptar Hajro Limaj: Me të drejtë e quajnë Edi Ramën tradhtar

Nga: A.M. Më: 10 gusht 2019 Në ora: 13:24
Koloneli shqiptar Hajro Limaj

Drejtor i Institutit të Politikave te Sigurisë Kombëtare dhe ish-atasheu shqiptar në Turqi, kolonel Hajro Limaj, e ka quajtur ripushtim të Shqipërisë nga Turqia mbajtjen në ceremoni sekrete përkujtimin e  vjetorit të skenarit të Erdoganit për  “grushtin e shtetit” ne Turqi.

Limaj përmes një reagim për media, e ka quajtur të drejtë vlerësimin e atdhetareve të cilët në reagimin e tyre e kanë e kanë quajtur kryeministrin Edi Rama tradhtar.

Po ashtu në reagimin për media, pyet se “Kush e ka marre vendimin dhe kush i ka dhënë leja ambasadës Turke të kryejë një veprimtari të tillë të kundraligjeshme në kryeqytetin shqiptar?. Po emërtimin “Rruga e dëshmoreve të 15 Korrikut “ dhe Memoriali i Parkut të Demokracisë së 15 Korrikut?”.

 Reagimi i plotë:

Fillimisht nga portalet nuk e besova ,por pastaj  nga gazetat “Tema” dhe “ Dita’,  e dëshmia  dhe e sotmia, nga mosbesimi  u binda    se me datën 15 Korrik ne Tirane është zhvilluar një ceremoni  “sekrete” nga media dhe opinioni i gjere shqiptar  ne përkujtim të tre vjetorit të skenarit të Erdoganit për  “grushtin e shtetit” ne Turqi. Reagimi i atdhetarëve shqiptar ndaj këtij lajmi është tronditës  dhe me shume te drejte e vlerësojnë  tradhti të Edi Ramës ndaj Atdheut dhe kombit. Erdoganit, këtë nder nuk ja ka bërë asnjë vend i botës, bile as ne Afrike dhe në Lindjen e Mesme. Ai e realizoi atë shumë mirë në vend vasal, Shqipërinë, të cilën vitet e fundit po e pushton atë politikisht dhe ekonomikisht.

Pyetja shtrohet : Kush e ka marre vendimin dhe kush i ka dhënë leja ambasadës Turke të kryejë një veprimtari të tillë të kundraligjeshme në kryeqytetin shqiptar ?. Po emërtimin “Rruga e dëshmoreve të 15 Korrikut “ dhe Memoriali I Parkut të Demokracisë së 15 Korrikut “ ?.

Sipas ligjit emërtimi i një rruge  apo një parku është kompetencë e këshillit Bashkiak. Zëri i Amerikës  nga këto enigma më datën 9 kontaktoi me Bashkinë por ajo ja bëri dalje ministrisë se Jashtme. Por ministria e Jashtme  deklaroi se nuk kishte asnjë informacion apo angazhim në këtë  ndodhi te turpshme, anti kombëtarë.

Nga disa pamje te publikuara keto dite nga kjo veprimtari antishqiptare, evidentohet se nga bashkia ka marre pjese Arbjan Mazniku, i cili nuk sqaron nëse ka shkuar si individ apo me funksionin e zëvendëskryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Duke u kthyer mbrapa në kohë rezulton se kjo veprimtari është kryer  pikërisht kur Erdogani e ftoi dhe e festoi këtë fitore me Ramën  ne Marmarisa të Turqisë , vizitë të cilën e kritikoi shumë ashpër në gazetën Dita analisti amerikan .

Por zhvillimet vazhduan. Erdhi në Shqipëri ministri i Brendshëm i Turqisë, Sulejman Soyly, i cila  zhvilloi një takim tepër të veçantë me kryeministrin Rama dhe pastaj me ministrin Lleshi, kur në të gjitha protokollet i ftuari vizitën e parë e bënë tek homologu dhe jo tek kryeministri. U rishprehen përsëri  dëshirat e kundraligjëshme të Erdoganit : mbylljen e te gjitha medreseve, të spitaleve amerikane dhe të sistemit arsimor Turgut Ozal, të cilat përbëjnë prej vitesh elitën arsimore dhe mjekësore ne Shqipëri dhe janë të punësuar me mijëra kuadro dhe punonjës shqiptarë. Këto institucione ta hapura me mbështetjen e shtetit turk, që kur Erdogani skanoi grushtin e shtetit të dështuar. Edhe pse këto institucione nuk kanë asnjë lidhje me këto zhvillime në Turqi, Erdogani i fut ne listën e Organizatës Terroriste Të Gylenit, që jeton dhe e siguron Amerika. Këtë emërtim terrorist nuk e njofin as OKB, as OSBE, as Amerika dhe asnjë vend i Bashkimit Europian, ku të përndjekur e Erdoganit i strehojnë.

Shqipëria në vazhdimësi është bërë pjese apo mbështetëse e qëndrimeve Turke edhe në raporte ndërkombëtare, siç ishte votimi në OKB në krah të Turqisë dhe kundër Amerikës për mos njohjen e Jerezalemit Lindor si kryeqytet, apo në shumë qëndrime të tjera. Tradhtia që bëri Thaçi në dorëzimin e 6 pedagogëve turq Erdoganit, ne kundërshtim me te gjitha ligjet dhe të drejta e njeriut I kushtoi shtrenjte Prishtinës me Bashkimin Europian dhe kaosin politik qe po kalon ky vend.

Erdogani, Botën Shqiptare e quan pjesë integrale të perandorisë së re turkeqe dëshironte të krijonte ai, por që shkatërroi ne radhe të parë shtetin demokratik, ligjor dhe laik te Ataurkut. Turqia e sotme me politikat e saj te brendshme është kthyer një vend ku Europa i mbylli dyert dhe dritaret, ndërsa Amerika  formalisht e mban në NATO, por do të thelloje  embargo ndaj saj.

Një studiues që i ndjek me vëmendje zhvillimet midis dy vendeve tona arrin ne përfundimin se sa herë Shqipërisë i afrohen datat e diskutimit të hapjes se negociatave, Turqia realizon ndërhyrje shumë të forta të cilat e trondisin vendimin pozitiv te BE-së. Ashtu si Rusia me këtë strategji vepron në Serbi, edhe Turqia vepron ndaj Botes Shqiptare për ti mbajtur nën kontroll politik brenda qëllimeve strategjike që ka përcaktuar. Strategjia pushtuese e Erdoganit bën kërcënim serioz për të ardhmen europiane. Fatkeqësisht kryeministri Rama, nuk mund ta them shkakaun, është kthyer në shërbim të Erdoganit, shërbim i cili po vlerësohet anti shqiptar dhe antikombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat